Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çfarë dite në Supersport, luhet derbi i Katalunjës por edhe 7 sfida të tjera!

Do të jetë një e mërkurë e pasur me sfida të bukura dhe intriguese në ekranin e Supersport nga 3 kampionatet kryesore të Europës, Serie A, Premier League dhe La Liga.  Në kampionatin spanjoll Barcelona do të kërkojë të shpresojë deri në fund te titulli dhe për ta bërë këtë duhet të fitojë me çdo kusht derbin ndaj Espanyol. Messi-Suarez dhe Griezmann do të përpiqen të lidhen me njëri-tjetrin si në sfidën e fundit ndaj Villareal ku shkëlqyen për t’ia bërë më të thjeshta gjërat Barcelonës përballë skuadrës tjetër të Katalunjës që vetëm matematika e mban në Primera Division pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në Segunda Division.

Në Serie A dita nis me sfidat e orës 19:30 Genoa-Napoli dhe Fiorentina-Cagliari me të kaltrit dhe vjollcët që do të bëjnë gjithçka për të marrë tre pikët. Në mbrëmje luhen ndeshje Roma-Parma, Atalanta-Sampdoria dhe Torino-Brescia. Në Premier League për javën e 34-t në orën 21:00 do të zbresë në fushë Liverpooli që synon të vendosë rekorde të reja pasi ka arritur të fitojë zyrtarisht titullin kampion, ndërkohë në orën 19:00 luhet takimi Manchester City-Newcastle United.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...