Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Çfarë fshihet pas sjelljes jokorrekte të Cristiano Ronaldos…

Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e parë sezonale me Manchester United, pasi u aktivizua për 45 minuta në miqësoren ndaj spanjollëve të Rayo Vallecanos, megjithatë duket se e ardhmja e tij do të jetë larg “djajve të kuq”.

Pas dështimit të negociatave për prishjen e kontratës, portugezi duket se është rikthyer me strategji tjetër, atë të krijimit të rrëmujës në dhomat e zhveshjes, për të detyruar drejtuesit e Manchester United që ta lënë të lirë.

Dhe kështu ndodhi që mbrëmjen e 31 korrikut, ku portugezi luajti titullar, por nuk i pëlqeu që u zëvendësua në pushimin mes pjesëve dhe la menjëherë stadiumin, pa pritur që të përfundojë ndeshja.

Megjithatë gazetarët pranë “djajve të kuq” raportojnë se portugezi ka shfaqur pakënaqësi edhe ndaj detyrave taktike që trajneri Ten Haag po përpiqej t’u ngarkonte të tijve para ndeshjes, duke shqetësuar jo pak holandezin.

Në një situatë të tillë, drejtuesit e Manchester United pritet të mbajnë një tjetër takim me trajnerin Ten Haag para fillimit të kampionatit, për të marrë një vendim final për portugezin, që për momentin është më shumë larg sesa afër qëndrimit në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...