Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi “fluturon” me Ronaldon, Milanit s’i mjafton Higuain ndaj Atalantës

Juventusi “fluturon” me Cristiano Ronaldon. Pas dygolëshit të shënuar ndaj Sassuolos, “ylli” portugez i rezultoi vendimtar për një tjetër trepikësh të bardhezinjve, këtë herë përballë Frosinones, 0-2 në transfertë. Kampionët e Italisë, me gjithë presionin e madh të ushtruar që pas vërshëllimës së parë të gjyqtarit për nisjen e lojës, e patën të vështirë për të zhbllokuar takimin.

CR7 tentoi me të gjitha mënyrat për të shënuar, derisa ia arriti qëllimit në minutën e 81-të, me një goditje të saktë brenda zonë. Frosinone e kishte thuasje të pamudur për t’iu afruar zonës së Juventusit, që në shtesë shënoi edhe golin e dytë me Bernardeschin. Bardhezinjtë me këtë sukses rivendosin epërsinë prej tre pikësh me Napolin ndjekës.

Për Milanin vazhdon të mbetet tabu fitorja me Atalantën në “San Siro”. Tri pikët ndaj bergamaskëve në shtëpi mungojnë prej katër vitesh, më saktë nga janari i 2014-ës (Kaka shënoi dugolësh, realizoi edhe Cristante). Kuqezinjtë barazuan 2-2 në sfidën e javës së 5-të të këtij sezoni në Serinë, duke lënë dy pikë të çmuara në një 90-minutësh që nuk e manaxhoi si duhet.

Milani kaloi në epërsi që në minutën e dytë, me një goditje fluturimthi të Gonzalo Higuainit, që shtangu portierin Gollini. Argjentinasi e gjeti sërish rrjetën në të 21-ën, por me ndihëm e VAR-it kryesori e anuloi për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë nuk arritën të shënon golin që do t’u jepte qetësinë dhe në minutën e 54-t, Papu Gomez barazoi shifrat, i shërbyer nga Zapata. Milani reagoi shumë shpejt, duke gjetur për herë të dytë golin e epërsisë, këtë radhë me Bonaventurën, me një devijim të zgjuar në shtyllën e parë.

Formacioni i drejtuar nga Gattuso pati mundësi të tjera për të mbyllur llogaritë me Atalantën, por dështoi në kundërsulm dhe në minutat shtesë u ndëshkua nga goli i Rigonit, që i hoqi dy pikë shumë të vlefshme për renditjen.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...