Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Çfarë gafe e Novak Djokovicit, godet gjyqtaren dhe përjashtohet nga US Open

Skualifikim i bujshëm i Novak Djokovicit në US Open. “Nole” doli jashtë kompeticionit në fazën e 1/8-ave në përballjen ndaj Carreno-Bustas, por nuk ishte spanjolli ai që e eliminoi tenistin serb. Djokovic u tradhtua nga nervozizmi i tij, duke goditur me top në fyt gjyqtaren e linjës, veprim që i kushtoi shtrenjtë, edhe pse u mundua të sqaronte se veprimi i tij ishte i pavullnetshëm.

Episodi dramatik ndodhi në pa përfunduar seti i parë, teksa Carreno-Busta kryesonte 5-6 dhe “game”-n e fundit e fitoi me “brake”, ndërsa në atë paraardhës Nole kishte humbur plot 3 setpoint.

Me ndryshimin e fushës Djokovic lëshoi një top pas tij, pa shikuar, duke goditur pa dashje gjyqtaren e linjës, që ishte vendosur në qendër të fushës. E goditur pranë fytit, gruaja u shemb menjëherë në tokë, duke u kollitur dhe vuajtur për të marrë frymë. E ndihmuar nga mjeku dhe nga vetë Nole, i cili menjëherë kërkoi falje për incidentin, gjyqtarja e mori veten pas disa minutash. Por tashmë për Gjokovicin gara kishte mbaruar. Pas ballafaqimit mes gjyqtarit dhe drejtorit të turneut,  supervizori i komunikoi serbit skualifikimin e pashmangshëm.

Çfarë thotë rregullorja?

Sipas “The Official Slam Rule Book 2020”, ka disa situata në të cilat një lojtari sanksionohet për sjellje “josportive”. Në rastin e skualifikimit të Nole Gjokovicit, u zbatua rregulli “ABUZIMI i TOPAVE”, sipas të cilit një lojtar nuk mund të hedhë qëllimisht topa në një mënyrë të dhunshme, të rrezikshme ose të pakujdesshme, duke neglizhuar çdo pasojë të rrezikshme të veprimit të tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...