Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Çfarë gafe e PSV-së, e mposht Alkmaari në “Philips Stadion”

PSV Eindhoveni lëshon më shumë terren në garën për titullin e Eredivisies. Skuadra e drejtuar nga Roger Schmidt pësoi një humbje të papritur 1-2 në “Philips Stadion” përballë Az Alkmaarit, duke i dhënë mundësi Ajaxit të Amsterdamit të shkëputet në krye, sigurisht nëse fiton ndaj Heracles.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi me Obispo në minutën e 19-të, vendësit u ndëshkuan në fundin e pjesës së parë nga Martins Indi. Pritej që PSV-ja të reagonte gjatë fraksionit të dytë, por kur pritej te merrte avantazhin, Alkmaari realizoi të dytin me Carlsson. Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim me PSV që lë tri pikë të tjera në Eredivisie, duke i dhënë një avantazh të madh Ajaxit në garën për titullin kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...