Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Çfarë traume për Kukësin, Debreceni e shpërfytyron në pjesën e dytë

Kukësi nuk ia del të marrë rezultat pozitiv me Debrecenin në transfertë. Përkundrazi, nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me raste të shumta shënimi, u shpërfytyruan brenda gjysmë ore lojë në fraksionin e dytë, duke u detyruar ta nxirrnin plot tri herë topin nga rrjeta, kjo edhe për faj të gjyqtarit, që nuk sinjalizoi një 11-metërsh për ndërhyrje ndaj Valdet Ramës si dhe konsideroi të rregullt golin e dytë të hungarezëve, kur pamjet e përsëritura e bëjnë të qartë se autori i golit ishte jashtë loje.

Depërtimi i frikshëm i Valdet Ramës në fillim të ndeshjes, shtylla e Rrocës dhe grushti i portierit Nagi në fund të fraksionit të parë ishin momentet më pikante në favor të Kukësit, që u ndëshkua në minutën e 54-t nga Garba, një lojtar që kishte vetëm pak minuta në fushë.

Skuadra e Ernest Gjokës ishte e detyruar të shtonte presionin në gjysmëfushën kundërshtare, për të shmangur humbjen, por Varga realizoi dygolësh në minutat 77’ dhe 83’, duke vulosur fitoren 3-0 të skuadrës hungareze. Një humbje e rëndë kjo për Kukësin, që do ta ketë një mision thuajse të pamundur përmbysjen e rezultatit në ndeshjen e kthimit.

Laçi “flirton” me fitoren, Hapoel Beer Sheva “zgjohet” në fund

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...