Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Çfarë i thashë përpara golit”, shoku i skuadrës zbulon bisedën me Lukakun

Interi nuk hasi probleme përballë Viktoria Plzen. Zikaltrit fituan 4-0 dhe siguruan kualifikimin në 16 skuadrat më të mirë në Champions League si vend i dytë në grupin C, aty ku kryeson Bayern Munchen me 15 pikë të plota.

Qershia mbi tortë ishte goli i Romelu Lukakut, i cili u rikthye në fushë pas dëmtimit të pësuar në ditët e fundit të muajit gusht. Bomberi belg gjeti golin e parë europian pas rikthimit në Milano, duke gëzuar trajnerin, tifozët dhe shokët e skuadrës.

Lukaku u fut në fushë në minutën e 83’ dhe katër minuta më vonë dërgoi topin në rrjetë dhe “San Siro”-n në festë, duke treguar se nuk i ka humbur reflekset përpara portës kundërshtare. Federico Dimarco zbuloi pas ndeshjes bisedën e kryer me goleadorin përpara se të vinte goli i “pokerit”.

E karikova Lukakun, sepse qëndronte jashtë prej dy muajsh, diçka aspak e thjeshtë për një sulmues. Ai ka nevojë të jetë pjesë e grupi tonë të madh. Të rikthehesh me gol pas dy muajsh jashtë, të mbush me besim. Romelu do të na ndihmojë shumë”, deklaroi anësori i majtë i Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...