Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Çfarë i thashë Xavit në dhjetor”, Dembele: Rikthej Champions te Barcelona

Ousmane Dembele qëndroi disa kohë pa kontratë, por në fund rinovoi (2024) dhe mbeti te Barcelona. Gjithçka ndryshoi me mbërritjen e Xavit në stolin katalanas, ish-kapiteni i Barcelonës insistoi për të mbajtur sulmuesin e djathtë francez në “Camp Nou”, dhe ashtu ndodhi.

Klubi shpenzoi 125 milionë euro për Dembele pesë vite më parë pas shitjes së Neymarit te PSG, por problemet personale dhe dëmtimet e shumta nuk kanë lejuar 25-vjeçarin të shfaqë gjithë potencialin e tij te Barcelona.

Gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar për mirë me uljen e Xavit në pankinë, diçka që vetë lojtari i kombëtares franceze (2 gola dhe 4 asiste në sezonin e ri) e thekson në prononcimin për RMC Sport.

Kanë ndodhur shumë ndryshime te Barcelona. Me ardhjen e trajnerit të ri (Xavi), edhe pse kam kaluar mirë edhe me Ronald Koeman, u ndez diçka dhe u riktheva të ndihem i rëndësishëm. Fatmirësisht as nuk jam dëmtuar – le të kryqëzojmë gishtat – ndihem mirë te Barcelona, kam besimin e të gjithëve, skuadrës dhe klubit. Jam i lumtur.

Xavi? Është shumë e rëndësishme për një lojtar të madh të ndjejë besimin e trajnerit. Mbaj mend që kisha besimin e Rolland Courbis në Rennes dhe aty lulëzova. Thomas Tuchel bëri të njëjtën gjë me mua në Dortmund dhe tani po ndodh njësoj me Xavin te Barcelona.

Dua të fitoj Champions League, dua ta rikthej trofeun në klub, pasi u bënë shtatë vite që mungon. Kam qëndruar edhe për të realizuar një gjë të tillë. Kam besimin e Xavit, ndihem për mrekulli, ia thashë edhe atij që dëshira ime ishte të qëndroja.

Nuk kam menduar kurrë të largohem. Më kujtohet një takim me Xavin në dhjetor, ku i dhashë fjalën se do të firmosja rinovimin e kontratës. Më pas ndodhi ajo që ndodhi, por gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj në Barcelonë”, theksoi Dembele.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...