Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Çfarë kapërcimi për Merveille, nga Tirana te Barcelona!

Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë. Merveille Ndockyt, lojtari që spikati në sezonin 2016-2017 me fanellën e Tiranës është transferuar Barcelona. I blerë nga Getafe një vit e gjysmë më parë për shumën e 400 mijë euro, këtë verë Merveille u huazua te Mallorca për të luajtur dhe për të fituar më shumë eksperiencë në Segunda Division. Pas një gjysmë sezoni deri diku pozitiv sidomos në muajin e fundit me klubin ishullor me të cilin u aktivizua në 5 takime, mesfushori nga Kongo në gjysmën e dytë të këtij sezoni do të luajë me Barcelonën B pasi Getafe e ka huazuar pikërisht te skuadra e dytë blaugrana e cila luan në kategorinë e tretë. Merveille është huazuar me të drejtë nga Barcelona B dhe është prezantuar sot me katalanët. Nëse shkëlqen me Barçën B, 20-vjeçarit mund ti jepet mundësia të debutojë në ndonjë ndeshjen me ekipin e parë të Barcelonës që zotëron të drejtën për të grumbulluar lojtarë të ekipit. Tashmë talentit nga Kongo nuk i mbetet gjë tjetër veçse të punojë fort për të bërë realitet një ëndërr dhe të mendosh që në verën e vitit 2017-të ai mbante veshur fanellën e Tiranës në turin e parë kualifikues të Europa League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...