Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Çfarë lojtari ky djali i Lilian”, Capello: Bën gjithnjë zgjedhjen e duhur në fushë

Marcus Thuram mund të konsiderohet pa frikë si një zbulim i këtij sezoni në Serie A. Sulmuesi francez është përshtatur më së miri me Interin dhe taktikën e futbollit italian teksa në 13 ndeshjet e para ia ka dalë të shënojë katër gola dhe të asistojë në gjashtë raste.

Të gjithë po flasin për 26-vjeçarin që së fundmi ishte autor edhe i një ndeshje të shkëlqyer ndaj Juventusit. Fabio Capello shprehet se Marcus Thuram është një futbollist inteligjent dhe se di të luajë topin përpara se të bjerë në kontakt me të.

Lexo edhe:

“Çfarë sulmuesi që është ky djali i Lilian. Asnjë nuk luan si ai dhe mbi të gjitha Thuram bën gjithnjë zgjedhjen e duhur dhe atë që është më e rrezikshmja për kundërshtarin. Ka diçka të lindur, një tjetër aspekt pozitiv është edhe fakti që ai di se çfarë të bëjë me topin përpara se të bjerë në kontakt me të. Tashmë i mbetet vetëm të përmirësojë disi finalizimin”, u shpreh Capello.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...