Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Çfarë më bën krenar nga Bayerni”, Nagelsmann: Musiala “zjarr”, pushimi i nevojshëm

Bayern Munchen po kalon një moment shumë të mirë, ekipi i Julian Nagelsmann ka rimarrë komandën e Bundesligës pas nisjes jo të mirë dhe diferenca me vendin e dytë është thelluar në gjashtë pikë.

Sulmi është një nga pikat më të forta të bavarezëve, diçka me të cilën krenohet trajneri Nagelsmann, i cili ndalet edhe te Jamal Musiala, një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni, teksa e cilëson pozitive pauzën që do të bëhet pas Botërorit Katar 2022.

Më bën krenar fakti që sulmi ynë është ndër më të mirët në Europë. Ky është shkaku kryesor pse tifozët vijnë në stadium. Javët e fundit kanë qenë fantastike, pasi kemi shfaqur versionin tonë më të mirë.

Musiala është përmirësuar shumë, ai ka shkëlqyer në gjysmën e parë të sezonit. I uroj të paraqitet mirë edhe me Gjermaninë në Kupën e Botës dhe më pas në pjesën e dytë të sezonit me ne.  

Shpresoj që skuadra ta ruajë këtë formë edhe pas Botërorit dhe festave. Pushimi i bën mirë të gjithëve, ne mund të shfrytëzojmë rastin për të analizuar disa çështje dhe për t’u përmirësuar më tej.

Do t’i shikoj lojtarët e mi të angazhuar në Kupën e Botës, por do t’i lejoj vetes edhe pak pushime në diell dhe në dëborë”, deklaroi trajneri i rekordmenëve të futbollit gjerman.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...