Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Çfarë më thanë shokët pas ndeshjes”, Diaz mesazh Piolit: Dua të luaj gjithmonë

Brahim Diaz kishte nevojë për një gol si ai që i shënoi Juventusit. 23-vjeçari spanjoll realizoi golin e dytë në triumfin 2-0 që Milani arriti përballë bardhezinjve në “San Siro”, duke gjetur golin e dytë sezonal në kampionatin italian.

Diaz është i lumtur për finalizimin e bukur dhe fitoren e madhe, por në të njëjtën kohë ka një mesazh edhe për Stefano Piolin, duke ftuar trajnerin që t’i besojë më shumë në vazhdim të sezonit.

Unë dua të luaj. Sigurisht që nuk është e bukur ndjesia kur mbetesh jashtë formacionit. Dua të shfaq në fushë gjithë cilësitë e mia. Unë luaj aty ku më vendos trajneri. Jemi një skuadër e bashkuar.

 

Ne punojmë shumë së bashku, kjo është tepër e rëndësishme. Jam i lumtur për golin, por më shumë për fitoren, pasi ishte shumë e rëndësishme për ne. Që fëmijë doja të festoja gjithmonë duke hequr fanellën.

E tentova edhe vjet ndaj Spezias, por më më ndaloi Calabria. Duke bërë shaka, shokët më thanë se duhet të luaj gjithmonë kur përballemi me Juventusin”, zbuloi Brahim Diaz.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...