Conference League

“Çfarë na tha Kumbulla pas gjysmëfinales”, Mancini: Gati të luajmë 300 minuta për të fituar

Përkrah kapitenit Lorenzo Pellegrini ishte edhe Gianluca Mancini në prononcimin për mediet. Mbrojtësi i Romës e cilësoi si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës finalen e Conference League kundër Feyenoord, që do të zhvillohet në “Air Albania” të mërkurën e 25 majit (21:00).

Nuk duhet të kemi frikë, e kemi studiuar kundërshtarin, ata kanë cilësi në mesin e fushës dhe përpara. Do të tentojmë të fitojmë finalen, e dimë se çfarë duhet të bëjmë, jemi të gatshëm të shfrytëzojmë përparësitë, por është finale, 50 me 50.

Agresiviteti? Po thoni që do ndëshkohem me karton? Finalet luhen në shumë aspekte, për mbrojtësit është më e rëndësishmja aspekti mendor. Ajo që ka rëndësi që të shohim dhe kuptojmë se çfarë do bëjnë kundërshtarët.

Duhet të mbajmë mendjen e qetë, të jemi të kthjellët, gabimet e vogla ndikojnë në finale. Do mundohemi të jemi agresivë që t’i mbajmë sulmuesit kundërshtarë larg. Mënyra ime e të luajturit mbetet e njëjtë, por do të duhet më shumë përqendrim.

Tifozët? Ata kanë qenë unikë gjatë gjithë sezonit, duam të japim gjithçka në fushë që t’u dhurojmë diçka unike në fushë kemi. Nesër është finalja, mund të luajmë deri në 300 minuta dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar. Lodhja nuk duhet të ndihet, kemi luajtur një herë në javë dhe jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Marashi (Kumbulla) menjëherë pas gjysmëfinales na tregoi për tifozët shqiptarë që do të mbështesin Romën, një gjë e tillë na lumturon.

Finalja? E kishim objektiv kualifikimin në finale që në fillim të sezonit. Të gjithë menduan se ishte kupa e shakasë, por pas goditjes së Bodo/Glimt e kuptuam që duhej të jepnim gjithmonë maksimumin. Me fjalë është më e lehtë. Një punë prej 15 ndeshjesh që nisi në gusht, tani na mungon finalja për të arritur objektivin e madh, na mungon gjëja e fundit për të bërë diçka unike.

Ndeshja më e rëndësishme e karrierës? Po! Kam luajtur finale edhe me Atalantën, por një finale europiane është më e rëndësishmja.

Abraham? Ata kanë një sulmues të mirë, por i yni është më i fortë, shpresoj që Tammy shpallet golashënuesi më i mirë”, përfundoi 26-vjeçari italian.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency