Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Çfarë personaliteti për moshën që ka”, Inzaghi i mahnitur nga Asllani

Interi fitoi edhe miqësoren e dytë ditën e djeshme. Nënkampionët e Italisë mposhtën 4-1 zviceranët e Luganos, sfidë të cilën Kristjan Asllani e nisi nga fillimi.

Mesfushori i talentuar shqiptar u shfaq menjëherë protagonist, duke dhuruar asistin e golit të D’Ambrosios që zhbllokoi takimin në minutën e tretë.

Simone Inzaghi e vlerëson shumë 20-vjeçarin, të cilin e mbajti në fushë 88 minuta. “Jam i kënaqur me atë që pashë në fushë. Kemi vetëm katër ditë së bashku, por zhvilluam një ndeshje të organizuar dhe serioze”.

Më pas një koment për Asllanin, i cili krosoi nga këndorja dhe gjeti kokën e D’Ambrosios për golin e parë në suksesin me “poker” ndaj ekipit që garon në elitën e futbollit helvet.

Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip. Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri. Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit”, deklaroi Inzaghi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...