Kategoria Superiore

Çfarë po ndodh me Luftëtarin?

Në dy sezonet e fundit ka qënë befasia më e bukur e Superiores,por aktualisht Luftëtari po rezulton një zhgënjim. Edicioni nisi mirë me një short të favorshëm në Europa League, por fusha tregoi menjëherë problemet e mëdha që Gjirokastritët kishin. Nëse në Europë faji ishte i mungesës së eksperiencës, në kampionat nuk kishte justifikime. Dështimet e njëpasnjëshme sollën largimin e sllovenit Milos Kostic, ndërkohë që ardhja e Gentjan Mezanit u pa si një sinjal pozitiv.Loja e bukur u rikthye ashtu si dhe pikët, duke bërë që zikaltërit të largoheshin nga vendi i fundit për tu rendituar në vendin e 7-të. Madje me pikët e grumbulluara Luftëtari i Mezanit i dha mundësi vetes të mos rrëshkasë në klasifikim pavarësisht dy humbjeve radhazi. Por në momentin më të mirë atëherë kur ndoshta në Gjirokastër kishin filluar të mendonin për gjëra të mëdha situata merr një kthesë të papritur. Nga ekipi që pretendonte për të kaluar një tur në Europë dhe për t’u konfirmuar në zonën e lartë, tashmë është një skuadër drejt shpërbërjes.Futbollistët pretendojnë se kanë 4 muaj pa u paguar ndërkohë që problemet vijojnë me banesat e marra me qera duke bërë që lojtarët të zbresin në fushën e lojës me mendjen diku tjetër. Goli i pësuar ndaj Kukësit është mungesë përqendrimi, çka tregon se futbollistët kanë humbur qetësinë ndërkohë që prej ditësh kanë nisur të veprojnë me fakte, duke nisur kërkesat për prishje kontrate edhe në zyrat e federatës shqiptare të futbollit. Presidenca jep garanci se situata do të rregullohet, pasi Luftëtari duhet ende të marrë paratë e pjesëmarrjes në Europë nga UEFA, të ardhura që do t’i shërbejnë për të mbajtur në garë skuadrën. Për momentin në Gjirokastër po fryn tufani, ndërkohë që janë edhe 3 javë për të mbyllur pjesën e parë të sezonit.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top