Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Çfarë prodhuan pesë sfidat e javës, statistika interesante nga “Analizë Superiore”

Abissnet Superiore është futur në një fazë interesante. Të gjithë ekipet po luftojnë për objektivat e tyre, teksa ka shumë rivalitet dhe garë të fortë për kreun, kualifikimin në Conference League dhe për mbijetesën. Java e 21 prodhoi 11 gola dhe u mbyll pa asnjë fitore të ekipeve udhëtuese. Pesë përballjet e Superiores janë analizuar në emisionin “Analizë Superiore” nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalistit të kombëtares U19, që transmetohet çdo javë në Supersport.

KASTRIOTI-TIRANA 2-1

Ekipi krutan siguroi tre pikë të arta përballë kryesuesve bardheblu. Braziliani Kaina realizoi dy golat e fitores për vendasit, që e tentuan më shumë portën kundërshtare, fituan më shumë duele sesa ekipi i Shehit dhe humbën më pak topa. Tirana mbajti topin (61%), kreu më shumë pasime të sakta dhe ishte më mirë në driblime. Interesant fakti që 25 herë kampionët e Shqipërisë kryen më shumë faulle se Kastrioti, teksa në këtë përballje që pati duele të forta u akordua vetëm një karton i verdhë.

LAÇI-KUKËSI 3-0

Bardhezinjtë dominuan verilindorët në takimin e luajtur në Kurbin, dhe tani ndodhen tre pikë larg vendit të parë. Djemtë e Mirel Josës u treguan efikas, teksa e kërkuan më shumë kuadratin e portës kundërshtare. Laçi fitoi më shumë duele se Kukësi, tentoi më shumë driblime dhe shkaktoi më pak faulle, por humbi gjashtë topa më shumë se skuadra e Longos. Kukësi qarkulloi më shumë topin dhe kreu më shumë pasime të sakta, statistika të pamjaftueshme për të evituar humbjen.

PARTIZANI-VLLAZNIA 1-1

Në “Air Albania” u luajt një ndeshje e fortë, ku nuk munguan polemikat. Sfida nuk prodhoi fitues, teksa ekipi shkodran luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Esin Hakajt. Një gjë e tillë ndikoi që statistikat të flasin në favor të djemve të Mehmetit. “Demat” mbajtën më shumë topin, goditën më tepër portën kundërshtare dhe fituan më shumë duele sesa kuqeblutë. Partizani regjistroi numër më të madh të pasimeve të sakta dhe realizoi me sukses 11 driblime më shumë se Vllaznia. Baraspeshë sa i përket topave të humbur, teksa skuadra e Brdaric pësoi më shumë faulle.

TEUTA-DINAMO 1-0

Lojën e bëri Dinamo, por pikët i mori Teuta, falë golit të kapitenit Emiliano Vila dhe pritjeve fantastike të portierit Dema në ndeshjen e parë në Superiore. “Nëndetësja” mbajti më shumë topin, kërcënoi më shumë portën kundërshtare, pësoi më tepër faulle dhe ia doli të kryente më shumë driblime se Teuta, që humbi më pak topa se ekipi kryeqytetas. Baraspeshë pati mes ekipeve në numrin e dueleve të fituara.

EGNATIA-SKËNDERBEU 2-0

Tre pikë të arta për objektivin mbijetesë për skuadrën nga Rrogozhina, ndërsa korçarët e shohin vetën në vend të fundit pas javës së 21. Egnatia mori maksimumin falë saktësisë përpara portës, qarkulloi topin (51%) dhe dërgoi më shumë gjuajtje në kuadratin kundërshtar sesa Skënderbeu, që fitoi një duel më shumë, kreu më shumë pasime të sakta dhe realizoi më shumë driblime.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...