Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çfarë sfidash, java e 15-të nis me dy duele “zjarri”, luhen Llapi-Prishtina dhe Feronikeli-Drita

Në IPKO Superligën e Kosovës nuk ka kohë për pushime. Këtë të shtunë do të nisë java e 15-të  me dy sfida shumë të forta. Në Podujevë Llapi pret Prishtinën në një duel ku të dyja skuadrat do të tentojnë fitoren me çdo kusht pasi aktualisht janë -6 pikë nga kreu që mbahet nga Ballkani dhe Gjilani me pikë të barabarta 30. Barazimi nuk vlen në këtë sfidë pasi si Llapi ashtu edhe Prishtina kanë objektiv kryesor titullin kampion në këtë sezon. Në mesjavë Llapi barazoi në transfertë 1-1 ndaj Ballkanit kryesues ndërkohë që Prishtina u mposht brenda në kryeqytet nga Feronikeli. Kjo sfidë do të nisë në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në Supersport.  Në të njëjtën orë në Drenas do të zhvillohet edhe supersfida tjetër e javës së 15-të ajo mes Feronikelit kampion në fuqi dhe Dritës. Ndryshimi në stol dha menjëherë efektet e veta te Feronikeli që mori një fitore shpresëdhënëse në kryeqytet ndaj Prishtinës. Tashmë misioni i skuadrës më të mirë të sezonit të kaluar në IPKO Superligën e Kosovës është të mposhtë edhe Dritën që aktualisht mban vendin e 3-të në renditje me 27 pikë, 5 më shumë se skuadra nga Drenasi. Por misioni për t’u afruar me kreun e renditjes nuk do të jetë i thjeshtë për Feronikelin pasi vështirësitë janë të mëdha në këtë sezon pasi ka shumë skuadra të forta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...