Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Çfarë “shuplake” për Mourinhon, West Hami rikuperon 3 gola “in extremis”

Premier League është kampionati i surprizave të mëdha dhe i rezultateve të pabesueshme. Befasinë e radhës në vendin ku është shpikur futbolli e bëri West Hami, që shmangu humbjen përballë Tottanhamit, në derbin e Londrës, kur deri në minutën e 82-të po humbiste thellë 3-0.

Spurs-at ishin të papërmbajtshëm në minutat e para të sfidës, teksa shënuar 3 gola të njëpasnjëshëm me Son Heung-Min (që në minutën e parë) dhe Harry Kane dy herë (8’ dhe 16’). Një ndeshje që praktikisht u duk u mbyllur sapo kaloi çerek ore lojë, por surpriza ishte ruajtur për në fund.

Në të 79-ën, Kane pati një tjetër rast të volitshëm, që mund ta kishte vrarë përfundimisht sfidën, por topi i goditur prej tij u përplas në shtyllën e majtë.

Skuadra e Mourinhos e mori “shuplakën” në minutat e fundit të takimit. Në të 82-ën, një krosim i Aaron Cresswell (godije e lirë) u kthyer në asist për Fabian Balbuena, që goditi saktë me kokë, duke lënë të palëvizur portierin Hugo Lloris. Vetëm tri minuta më vonë Sanchez, në tentativë për të larguar topin, e devijoi në portën e tij, me rezultatin që shkoi 2-3 dhe në minutën e katërt shtesë, Lanzini barazoi shifrat me një goditje fantastike nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në trekëndësh. Vetëm pak minuta më herët, Gareth Bale kishte humbur një tjetër rast të pastër për ta mbyllur takimin.

Një gol i pabesueshëm, që la pa fjalë edhe Jose Mourinhon, që pas fitores tenistike ndaj Manchester United në “Old Trafford” (1-6) pa se si skuadra e tij shpërdoroi epërsinë e trefishtë, duke lënë dy pikë në një ndeshje të cilën e konsideroi para kohe të fituar.

Dy takimet e tjera të kësaj të diele në Premier League,  Sheffield Utd – Fulham dhe Crystal Palace – Brighton përfunduan me të njëjtin rezultat 1-1.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...