Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çfarë spektakli në Supersport, PSV-Ajax dhe Marseille-Lyon

E diela e futbollit në Supersport nuk është vetëm Serie A, pasi edhe kampionatet e tjera të rëndësishme në Europë vinë me sfida shumë interesante. Në La Liga dita do të nisë që në orën 12:00 me takimin Levante-Sevilla një sfidë në të cilën miqtë e kanë të ndaluar të gabojnë sërish. Sadiku vazhdon të jetë i dëmtuar te Levante por kërcënimi kryesor për Sevillan mund të rezultojë shqiptari tjetër Enis Bardhi. Në mbrëmje do të jetë radha e Barcelonës që do të synojë t’i kundërpërgjigjet Realit të Madridit. Blaugranat luajnë derbin e vogël ndaj Gironas një sfidë të cilën synojnë ta fitojë me çdo kusht për të ruajtur ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni. Edhe Ligue 1 vjen me një supersfidë sot.

Në orën 21:00 Lyon pret Marseille në një klasike mes dy skuadrave në vëhtirësi. Funksionon si një makineri perfekte në kampionat Paris Saint Germain. Skuadra e Tuchel në orën 15:00 sfidon Rennes në transfertë në një ndeshje ku do kërkojë fitoren e 6-të në po aq takime. Edhe Eredivisie premton spektakël sot pasi në orën 16:45 në Philips Stadion, PSV Eindhoven pret në shtëpi Ajaxin e Amsterdamit. 2 pikë është diferenca në klasifikim mes tyre me kampionët në fuqi të Holandës që pas 5 javëve të para kryesojnë me pikë të plota. PSV mori një goditje të fortë në mesjavë në Champions nga Barcelona dhe kërkon të reagojë sot përballë një Ajaxi që vjen me moralin e lartë në këtë supersfidë pas suksesit 3-0 në Champions ndaj AEK-ut të Athinës. Në Digitalb nuk mungon as Bundesliga pasi nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni sfidat Bayer Leverkusen-Mainz dhe Frankfurt-Leipzig, takime që do të mbyllin javën e 4-t të kampionatit gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...