Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çfarë talenti, Broja debuton me dy gola dhe i jep fitoren Shpresave ndaj Uellsit!

Shqipëria ka një supertalent dhe ai quhet Armando Broja. 17-vjeçari i cili luan me të rinjtë e Chelsea-t në kampionatin U-18 të Premier League, debutoi me një dygolësh me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë. Pas la shenjë me përfaqësuesen U-19, Broja edhe pse hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë të sfidës miqësore ndaj Uellsit realizoi dy herë në harkun e 11 minutave duke i dhënë një fitore me shifrat 2-1 Shqipërisë U-21, që në Selman Stërmasi kaloi britanikët dhe mbajti të lartë moralin pas atij barazimi 2-2 ndaj Turqisë, dy ditë më parë.  Golin e vetëm për Uellsin e realizoi Babos në minutën e 77-të. Trajneri Bushi bëri shumë ndryshime në formacion dhe në fund iu gëzua fitores që erdhi nën shenjën e Brojas. Shqipëria dhe Uellsi do të ndeshen sërish pas dy ditësh në një tjetër takim miqësor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...