Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Çfarë tersi për Barcelonën, në dyshim para “El Clasicos” lojtari kyç

Shtohen telashet për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, para “El Clasicos”. Të dëmtuarve tashmë të konfirmuar Pedri dhe Araújo, mund t’u shtohet edhe Jordi Alba. Anësori i majtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të japë kontributin e tij në sfidën më të ndjekur të kampionatit spanjoll.

Siç raportohet nga mediet katalane, lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e kësaj të enjteje për të vlerësuar shkallën e dëmtimit që pësoi në sfidën e Championsit ndak Dinamos së Kievit dhe rezultatet nuk janë inkurajuese.

“Nuk e di se çfarë kam, por ka diçka …”, ishte shprehur Alba pas sfidës me ekipin rus. E vetmja zgjidhje që mbrojtësi të luajë në “El Clasico” është kryerja e një injeksioni për të minimizuar dhimbjet. Vlerësimi përfundimtar do të bëhet të shtunën.

Është e qartë se prania e Albas konsiderohet jetike për Barcelonën në krahun e majtë dhe aq më tepër në një ndeshje të profilit të lartë siç është ajo e së dielës.

Deri më sot, vetëm një lojtar është rikuperuar për të luajtur kundër Real Madridit: qendërmbrojtësi Eric Garcia.

Mbetet për t’u parë nëse Ousmane Dembélé do të arrijë të jetë gati për të dhënë kontribut ndaj Realit, kuptohet vetëm 10-15 minuta. As Kun Agüero nuk do të mund të luajë titullar, pasi i duhen më shumë minuta në këmbë për të kapur ritmin e ndeshjes. Argjentinasi ka kaluar pothuajse dy muaj e gjysmë jashtë fushës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....