Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Çfarë tersi për Hakimin, pozitiv me Koronavirus, humb disa miqësore

Nis ters përvoja e Achraf Hakimit te PSG. Blerja e re e klubit francez, në fakt, ka rezuluar pozitiv në testet për Koronavirus, për këtë arsye është vendosur në izolim. Laji është raportuar nga gazeta franceze “L’Equipe”. Për këtë arsye Hakimi nuk është përfshirë në listë për ndeshjen miqësore ndaj skuadrës modeste Chambly, që u zhvillua paraditen e kësaj të shtune.

Marokeni, për të cilin PSG shpenzoi 60 milionë në arkat e Interit (plus bonuset), zbriti në fushë në testin e parë kundër Le Mans. Hakimi gjithashtu do të humbasë ndeshjet e tjera përgatitore kundër Augsburgut, të mërkurën e ardhshme, dhe ndaj Genoas, të shtunën.

Mesfushori 18-vjeçar, Edouard Michut, gjithashtu doli pozitiv me Koronavirus, por nuk është specifikuar se kur janë kryer testet dhe sa do të zgjasë mungesa e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...