Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Çfarë u thashë drejtuesve”, Memelli: Nuk mund të jem më krenar se kaq

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli foli për SuperSport pas fitores 1-0 të kundër Linfield, skuadrës nga Irlanda e Veriut. Sukses i pamjaftueshëm për të mbërritur te kualifikimi në Conference League.

Boll i mërzitur jam, por falënderim të madh për sportistët. Bënë maksimumin. Nuk mund të jetë trajneri më tepër se krenar kur shikon skuadrën e tij të luajë dhe krijojë raste. Sot, të gjithë panë futboll të bukur, skuadër potente, me elementë të rinj. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin këto episode.

Lexo edhe: 

Përforcime? Krymin e kemi, do të kemi kohë për t’u përforcuar edhe me dy lojtarë të tjerë deri në fundin e gushtit. Lojtarët bënë maksimumin sot. I falënderova për gjithë forcën që treguan, dhe futbollin që treguan.

Episodet e ndeshjes së parë ndikuan, i morëm golat në tranzicion negativ. Njohja e kundërshtarëve në ndeshjen e dytë ishte më e madhe. E interpretuam shumë mirë lojën. Rastet dhe episodet ishin të shumta. Sa keq që këto episode ndikojnë…

 

Është nder për mua të drejtoj Vllazninë. U thashë drejtuesve, të cilët i falënderoj për besimin, se do të vij me kokën lart, dhe do të largohem me kokën lart. Futbolli kërkon durim, kërkon kohë. Sot pamë një skuadër kundërshtare që ka 4 vite bashkë. Kanë dalë 3 herë kampionë.

Vllaznia është e re, nuk mund të kërkoja më shumë nga skuadra. Më takon mua të ndryshoj skepticizmin e njerëzve. Sot e bëmë, unë dhe gjithë lojtarët.

Falënderoj edhe tifozët, ata ishin një energji tjetër pozitive e jona. Pres që t’i kemi të shumtë në stadium. Na ndihmojnë të gjithëve. Skuadra është zero pa oksigjenin e tifozëve. Më vjen keq vetëm për djemtë, i falënderoj pafund për herë të tretë radhazi”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

VIDEO/ Fitore e “hidhur”, Vllaznia frenohet nga portieri dhe gjyqtari

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...