Interi dështoi të merrte pikë në ndeshjen e parë të sezonit në Serinë, edhe pse kishte përballë një skuadër modeste si Sassuolo, që objektiv parësor ka mbijetesën. Skuadra zikaltër, me ndryshime thelbësore krahasuar me sezonin e kaluar, u thye 1-0 në “Mapei Stadium”, duke mos i mos respektuar pritshmëritë e opinionit sportiv. Goli që vendosi sfidën u shënua nga Berardi me 11-metërsh në minutën e 27-të. Përpjekjet e zikaltërve për të shmangur turpërimin në start rezultuan të kota, pasi Sassuolo e vendosur mirë në mbrojtje nuk lejoi prekjen e rrjetës.
Parma shpërdoroi një avantazh të dyfishtë në “Tardini” përballë Udineses, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Serinë A pas shumë sezonesh në kategoritë e ulëta. Iglese dhe Barilla realizuan për vendësit, por De Paul me 11-metërsh e më pas Fofana shmangën humbjen e friulanëve, duke barazuar 2-2.
Krunic dhe Caputo ishin autorë të golave në fitoren 2-0 të Empolit përballë Cagliarit, ndërsa goli i Kurtic i siguroi një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Bolognas Spalit.
