Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çfarë zhgënjimi për Interin, Sassuolo e nxjerr nga gara për titullin

Inter bën harakiri përballë Sassuolos në “San Siro” dhe del nga gara për titullin e Serisë A. Zikaltrit edhe pse u ndëshkuan të parët arritën ta përmbysnin rezultatin, por çuditërisht lëshuan terren në fund, duke shpërdoruar dy herë epërsinë. Përfundoi 3-3 ky takim, që për nga mënyra sesi u zhvillua loja ishte e pafalshme për skuadrën e Contes që nuk mori maksimumin e pikëve.

Një shpërqendrim i mbrojtjes në minutën e katërt i dha mundësinë Caputos të kalonte në epërsi skuadrën e mike. Në fund të pjesës së parë barazoi Romelu Lukaku me 11-metërsh, ndërsa në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni Biraghi realizoi të dytin për ekipin e Contes.

Interi shpërdoroi shumë në pjesën e dytë, por rasti më i pafalshëm ishte i Gagliardinit në minutën e 64’ goditi traversën.

Ashley Young ndërhyri në mënyrë të gabuar në zonë ndaj kundërshtarit, me kryesorin Davide Massa që nuk hezitoi të vërshëllente për 11-metërsh. Nga pika e bardhë barazoi Berardi, por pak minuta më vonë Borja Valeri I dha avantazhin për herë të dytë Interit. Nuk ishte e thënë që zikaltrit të festonin në këtë mbrëmje, pasi Magnani shtyu me lehtësi drejt rrjetës një top, pasi iu vodh mbrojtjes naive të Interit, duke barazuar 3-3. Me këtë dështim ndaj Sassuolos, Interi ndoshta duhet të heqë dorë përfundimisht nga titulli kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...