Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Çfarë zhgënjimi për Napolin, e mposht Lecce në “San Paolo”

Napoli nuk ia del të hedhë përfundimisht pas krizën e rezultateve të muajve të fundit. Edhe pse vinte në këtë javë të 23-të të Serisë A pas dy fitoreve radhazi ndaj Juventusit dhe Sampdorias, skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso u mposht 2-3 në “San Paolo” nga Lecce, që pikërisht me këtë sukses të jashtëzakonshëm i largohet zonës së ftohtë.

Ish-sulmuesi i Milanit, Lapadula, e pari të thjeshtë ta shtynte për në rrjetë topin e kthyer nga portieri në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin. Në fraksionin e dytë pritej reagimi i Napolit, që në fakt erdhi që në minutën e 48-të me golin e Milik, por Lecce befasoi sërish në të 28-ën po me Lapadulën.

Mancosu realizoi një eurogol në minutën e 81-të me një ekzekutim perfekt të goditjes së lirë nga thuajse 30 metra, duke i çuar shifrat në 1-3, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt Callejon rriti shpresat e vendasve për të shmangur humbjen, por asgjë nuk ndodhi në kohën shtesë, me Gattuson që merr një shuplakë atëherë kur nuk e priste. Kjo disfatë e Napolit përkoi me lënien në stol të Elseid Hysajt, që nuk u hodh në fushë nga Gatusso as si zëvendësues.

Goli i Goran Pandevit i mjaftoi Genoas për të marrë maksimumin epikëve në “Marassi” ndaj Cagliarit, ndërsa Brescia-Udinese u mbyll në barazim 1-1 (shënuan Bisoli për vendasit dhe De Paul për miqtë). Më herët, SPAL-i ku luan Berisha u mposht 1-2 nga Sassuolo, që përmbysi në pjesën e dytë golin e Bonifazit (23’) me finalizimet e Caputos (11-m) dhe Bogas.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...