Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

CFR Cluj kampione e Rumanisë për të tretin vit rresht!

CFR Cluj fiton titullin kampion për herë të 3-të rresht dhe për herë të 6-të në historinë e futbollit rumun. Skuadra e drejtuar nga Dan Petrescu triumfoi me shifrat 1-3 në përballjen direkte ndaj Universitateas së Craiovës në transfertë edhe pse vendasve mund tu mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun dhe për të shpresuar te fitorja në sfidën e prapambetur ndaj Astras që do t’u jepte titullin. Por në këtë sfidë direkte ku luhej përveç titullit kampion edhe për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, Cluj u shfaq superior dhe fitoi 3-1 me përmbysje me golat e Vinicius, Boli dhe Deac. Me këtë fitore Cluj u ngjit në kuotën e 49 pikëve, 5 më shumë se Universitatea që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Zgjidhet në këtë mënyrë çështja e titullit kampion për sezonin 2019-2020 edhe në një kampionatet e pakta që kishte mbetur pa u zgjidhur pikërisht në Rumani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...