Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Bëmë realitet një ëndërr, ja pse e lashë në stol Ujkanin!

I kënaqur por këmbë në tokë Bernard Challandes. Trajneri i Kosovës e pranon se nga dita në ditë po përpiqet t’i përcjellë një mentalitet fitues Kosovës për të bërë realitet ëndrrën e të gjithë kosovarëve.

“ E kishim ëndërruar këtë kualfikim dhe e arritëm. Ishte një fitore e rëndësishme sot, sepse e kërkuam me çdo kusht dhe unë personalisht jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Kemi një skuadër të mirë por ajo çfarë unë përpiqem çdo ditë t’i përcjell kësaj skuadre është mentaliteti fitues, pasi është e vërtetë që këta lojtarë janë shumë të talentuar, por për të fituar ata duhet të vrapojnë më shumë, duhet të luftojnë si gladiatorë për të arritur objektiva madhorë”.

Sipas trajnerit zviceran ndaj Azerbajxhanit, Kosova funksionoi në të gjitha repartet.

“Sot të gjitha repartet ndihmuan njëri tjetrin bëmë një ndeshje të mirë në çdo aspekt, por jo sepse Azerbajxhani është një skuadër e keqe por sepse ne ishim shumë më lart se ata sot”.

Ndërkohë ai shpjegoi edhe arsyen se përse uli në stol kapitenin Ujkani duke aktivizuar në portë talentin e Manchester City-it Muric.

“Kam parë cilësi të jashtëzakonshme te Muric, është një portier që ka prespektivë  dhe është e ardhmja e Kosovës. Ky ishte momenti i duhur për ta aktivizuar dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tij. Bashkë me kapitenin Ujkani por edhe Visar Bekajn kemi tre portierë fantastikë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...