Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes “dënon” Zhegrovën dhe Kolollin, i lë “të pajtohen” në mes të fushës

Harmoni e plotë në përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes vendimtare me Malin e Zi, pavarësisht përplasjes së një dite më parë mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit në në stërvitje. Të dy futbollistët, që aktivizohen në elitën e futbollit zvicëran, janë fotografuar duke biseduar me njëri-tjetrin qetësisht në mes të fushës, teksa në seancën paraardhëse u kapën me njëri-tjetrin, aq sa u desh ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë ekipit për të shuar sherrin.

Trajneri Bernard Challandes, duke i dhënë rëndësi maksimale harmonisë në ekip, i ka lënë të dy futbollistët që të sqaroheshin një herë e mirë, madje duke lejuar edhe mediet që ta fiksonin këtë moment.

Në shërbim të përzgjedhësit Bernard Challandes kanë qenë të gjithë futbollistët, të cilët gjatë daljes në fushën e gjelbër janë shoqëruar nga duartrokitje të një grupi fëmijësh, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur stërvitjen e “Dardanëve”.

Futbollistët, krahas punës në aspektin fizik dhe disa skemave të lojës, u fokusuan edhe në harkime nga krahët si dhe ushtruan gjuajtjet standarde.

Edhe në këtë seancë stërvitore Challandes kërkoi nga futbollistët që kundër Malit të Zi të jenë sa më agresivë në sulm dhe të përqendruar, që të shfrytëzojnë në maksimum secilin rast që u jepet.

Stërvitjen e fundit para ndeshjes Kosova do ta zhvillojë të dielën, në orën 18:00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...