Vendimi i Ardian Ismaijlit për të përfaqësuar Shqipërinë, edhe pse ka qenë pjesë e Kosovës U-21, madje kapiten, është komentuar edhe nga trajneri i “Dardanëve” Bernard Challandes, që zbuloi edhe disa emra të tjera të cilët pritet t’I bashkohen përfaqëuseses më të re europiane.
“U çudita që Ardian Ismajli u largua nga ne, ai i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luante për Kosovën. Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luajë me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova, ai tha që nuk do të luajë me Kombëtaren A dhe do të qëndroj tek U-21 dhe unë e respektova vendimin e tij. Jam i zhgënjyer pasi nuk mendoj se është një zgjedhje e mirë për të”.
Prurjet e reja: Preferoj vetëm lojtarë të cilët duan me çdo kusht të luajnë për Kosovën, lojtarë të cilët janë gati të japin çdo gjë për këtë vend. Demhasajn nuk e ftova, sepse i mungojnë minutat me klubin. Ai është një lojtar shumë i mirë, një futbollist për të ardhmen. Kam folur me Meritan Shabanin, Elvis Rexhbeçajn, Bastien Tomën dhe ata kanë kërkuar kohë. I respektoj ata dhe vendimin e tyre dhe shpresoj që të vijnë, nëse do ta bëjnë, do të kemi një të ardhme fantastike. Kemi folur edhe me Florent Hadergjonajn e Hudddersfieldit. Ai e do Kosovën, por ka respekt të madh për Zvicrën, ndaj do që t’i përfaqësojë. Ne e respektojmë, por ka ende pak shpresë, pasi nuk ka luajtur ende me ata”.