Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Kemi mungesa të rëndësishme, por përgjigjemi si grup

Përfaqësuesja e Kosovës mbërriti mesditën e sotme në Republikën Çeke, ku nesër në mbrëmje do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme eliminatore, që pritet të vendosë shumë sa i përket kualifikimit në Europian.

Tekniku zviceran pranoi se mungesa e Muriqit do të peshojë shumë, pasi nuk ka një lojtar tjetër me ato cilësi në sulm, ndërsa shtoi se gjithsesi “Dardanët” janë përgatitur për të marrë maksimumin.

A është e gatshme Kosova të përballet me Çekinë dhe me kë do ta zëvendësoni Muriqin në këtë ndeshje?
Sigurisht që jemi gati, pasi nëse nuk do të ishim, do të qëndronim në Prishtinë e nuk do të vinim këtu. Muriqi është një mungesë e rëndësishme, pasi nuk kemi një lojtar të dytë si ai, që mund ta zëvendësojë kokë më kokë, por ka shumë rëndësi që të reagojmë si grup dhe të luajmë në këtë mënyrë në fushën e lojës.

E keni ndarë mendjen për formacionin? Kush do ta zëvendësojë konkretisht Muriqin?
Është puna ime të vendos formacionin, por gjithashtu edhe të mos e deklaroj atë në konferencën për shtyp. Unë nuk them kush do të luajë në vend të Muriqit. Edhe për sistemin e lojës, nuk mund të them asgjë, por mund të theksoj që nesër nuk do të ketë rëndësi vendosja në fushë.

A është Atdhe Nuhiu një mundësi për të zëvendësuar Muriqin?
E pamundur të jap një përgjigje për këtë.

Çekët mjaftohen edhe me barazim për kualifikim. A do të thotë se ngarkesa psikologjike është më e madhe te ju?
Nuk është puna ime të komentoj deklaratat e kundërshtarëve, por të përgatis skuadrën time për një ndeshje sa më të mirë, pasi jemi në një moment vendimtar të eliminatoreve dhe duam të arrijmë diçka.

A pret një shtatore tënden në Prishtinë, nëse kualifikon Kosovën në Europian?
Po, shpresoj!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...