Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Kosova me cilësi, imponojmë lojën tonë ndaj Ishujve Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës është gati për një tjetër sfidë të madhe dhe të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët”, aktualisht gjenden në Ishujt Farore, aty ku në orën 18.30 zhvilluan konferencën për shtyp e më pas seancën e fundit stërvitore para ndeshjes. Në konferencë për shtyp të pranishëm ishin përzgjedhësi Bernard Challandes dhe mesfushori Herolind Shala.

Sa i përket ndeshjes, të dy ishin disi të rezervuar në deklarata, pasi nuk e presin të lehtë ndaj një kundërshtari që luan mirë në shtëpi dhe i motivuar, kurse sa i përket formacionit të mundshëm, trajneri nuk pranoi ta zbulonte.

“Asnjëherë nuk jap informacione se kush mund të startojë e po ashtu nuk e jap as formacionin e mundshëm para ditës së lojës apo gjatë konferencave për shtyp. Ne do ta mbajmë stërvitjen e më pas do të shohim mundësinë për formacion, të cilin edhe mund t’ua kumtoj që sonte lojtarëve apo edhe nesër, por asesi nuk mund ta jap tani”.

Pyetjes së gazetarit të Supersport, Arlind Sadiku, nëse do të ketë ndryshime sa i përket mënyrës së lojës, Challandes iu përgjigj:

“Sa i përket ndryshimit të lojës, nuk besoj se do të ndryshojmë shumë. Është e qartë se ne luajmë shumë me krosime, sepse kemi lojtarë shumë të mirë në krah dhe në mesfushë. Në pjesën e parë të ndeshjes me Maltën patëm shumë krosime dhe këtë nuk po e shoh problem të madh, sepse duhet të ishim më të pranishëm brenda zonës kundërshtare. Sa i përket ndeshjes së radhës, ne nuk do të ndryshojmë shumë apo asgjë të madhe. Është e qartë, do të jetë ndeshje shumë më e vështirë, pasi do të kemi një kundërshtar që luan në shtëpi dhe është gjithnjë ekip i rrezikshëm dhe nuk është aspak lehtë ta mposhtësh. Ne kemi kualititet dhe ne jemi ata që duhet të vazhdojmë në mënyrën sesi kemi luajtur deri tani. Shpresoj dhe besoj se do të jemi të tillë edhe nesër”.

Mesfushori Herolind Shala foli për fushën artificiale që do të jetë në stadiumin Torshavin, që, sipas tij nuk do të jetë problem i madh, pasi ka shumë lojtarë Kosova kanë luajtur në fusha të tilla. Shala e cilëson të vështirë përballjen dhe jashtëzakonisht të rëndësishme.

Menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp përfaqësuesja e Kosovës e mbajti seancën stërvitore, e cila kaloi lehtë dhe pa ndonjë sforcë të madhe.

Aktualisht janë 20 futbollistë të grumbulluar, pasi mungojnë Benjamin Kololli që pësoi lëndim pas fitores ndaj Maltës, Hekuran Kyeziu, i pezulluar pas dy kartonëve të verdhë, dhe Leart Paçarada, që për arsye dëmtimit u largua nga grumbullimi që ditën e enjte.

Ndeshja Ishujt Faroe-Kosova zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18.00 me kohën tonë lokale dhe transmetohet direkt në Supersport.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...