Përfaqësuesja

Challandes me COVID-19, por vëllazërorja nuk rrezikohet

Bernard Challandes me COVID-19. Virusi famëkeq kap edhe trajnerin e Kosovës. Zvicerani 69-vjeçar ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer të martën, një ditë para sfidës, me rezultatin që është marrë këtë mëngjes, duke krijuar jo pak pështjellim. Gjithsesi, sipas informacioneve të SuperSportit nga brenda kampit të Kosovës, miqësorja me Shqipërinë nuk është në rrezik, do të zhvillohet sipas programit, në orën 16.00, në “Elbasan Arena”, dhe përfaqësuesja e “Dardanëve” do të drejtohet në stol nga zëvendësi i Challandes, Muharrem Sahiti.

Bashkë me teknikun zvicëran ka rezultuar pozitiv në tamponët e kryer të martën edhe një anëtar i stafit të Kosovës. Gjithsesi, lajmi pozitiv është se të gjithë lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit kanë rezultuar negativë në testet e kryera dhe sipas protokollit shëndetësor të miratuar nga UEFA sfida vijon rregullisht. Bernard Challandes ashtu si dhe anëtari tjetër i cili ka rezultuar pozitiv, janë vetizoluar sapo janë marrë rezultatet e temponëve.

Gjithsesi, për Kosovën shqetësim përbën fakti se pas miqësores me Shqipërinë do të luajë edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme, atë me Slloveninë në transfertë dhe me Moldavinë në shtëpi. Tanimë Challandes mbetet në karantinë, pa mundur të drejtojë skuadrën dhe do të presë rezultatin e tamponit tjetër që do të kryhet këtë të shtunë, një ditë para ndeshjes me Sllloveninë. Vetëm nëse rezultati do të jetë negativ, trajneri do të mund t’i bashkohet skuadrës për ta drejtuar në sfidat e radhës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency