Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Na mposhti një nga skuadrat më të mira në botë, jam krenar për këta djem

Një humbje ndaj një kundërshtari me nivel shumë të lartë si Anglia ishte mëse e pritshme për trajnerin Kosovës Bernard Challandes. Ky i fundit u nxeh sëtepërmi me gjyqtarin kryesor në momentin e golit të 3-të të tre luanëve ose më saktë autogolit të Vojvodës, i cili erdhi në një moment që Aliti ishte i shtrirë në fushë dhe po kërkonte ndihmën mjekësore por gjyqtari nuk ndali lojën. Megjithatë në intervistën për Supersport pas ndeshjes trajneri zviceran i “Dardanëve” nuk u ndal te ky episod por fillimisht analizoi humbjen.

“Nuk ishin gola të lehtë, na shënuan gola të mrekullueshëm, luajtëm ndaj një ekipi të madh. Ata kishin aksione perfekte, me shpejtësi dhe teknikë. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, unë nuk mund të them që ishte e lehtë, por ne rrezikuam”.

Kjo ishte humbja e parë për Kosovën pas 15 ndeshjes dhe e para për Challandes në stolin e “Dardanëve”, i cili shtoi se i pëlqeu reagimi i skuadrës në pjesën e dytë.

“Humbja e parë? Në mund të mësojmë nga niveli i lartë. Ky rezultat nuk ishte normal, pasi Anglia shënoi në kundërsulme. Ne dëshironim të luanin, ta mposhtim kundërshtarin, nëse shohim pjesën e dytë, ne mund të jemi krenar me këtë skuadër, pasi ata nuk u dorëzuan. Nuk është një rezultat shumë i thellë, jemi vetëm dy gola pas. Ne nuk dorëzohemi, ne jemi Kosova”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...