Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Ndeshja me Danimarkën, një mësim i mirë për ne

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Danimarkën, ka konfirmuar që mesfushori Hekuran Kryeziu nuk do të luajë dhe do të pushojë për Bullgarinë.

Ndërsa sa i përket kapitenit, Challandes ka njoftuar se do të vendosë pas stërvitjes se kush do ta mbajë shiritin, që nënkupton se portieri Samir Ujkani, ka mundësi të mos luajë. Sa i përket ndeshjes me Danimarkën, 67-vjeçari e quajti takim që Kosova do ta shfrytëzojë për të mësuar.

“Ndoshta stili i lojës së Danimarkës, me atë të Bullgarisë, nuk është i njëjtë, por kjo nuk na shkakton problem. Ka qenë shumë e rëndësishme që këtë ndeshje ta luajmë në shtëpi. Sigurisht që do të vuajmë më tepër, por kjo është normale, sepse Danimarka është në vendin e 10 në botë. Unë nuk frikësohem nga kundërshtarët e vështirë. Nëse trajneri i Danimarkës ka thënë që ndeshja me Kosovën do të jetë stërvitje e mirë, për ne do të jetë mësim i mirë”, tha Challandes.

Zvicerani u pyet se çfarë mendon për përfshirjen e politikës në futboll, pas rastit të fundit kur kryeparlamentari Kadri Veseli ndërpreu stërvitjen për të ofruar premio prej 1 milionë eurosh.

“Nuk flas për para apo për politikë. Ne jemi këtu në Kosovë, në vendin tuaj. 10 vjet pavarësi nuk janë shumë për një vend. Kombëtarja e futbollit është shumë e rëndësishme për një shtet. Nëse ndajmë pak kohë për politikanë, apo për sponsor, është normale. Nuk mund të qëndrojmë të mbyllur. Për mua kjo nuk është problematikë”, tha tekniku i Kosovës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...