Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Nuk u kërkoj lojtarëve fitore me çdo kusht

Trajneri i Kosovës, Berndard Challandes, ul euforinë e tepruar para takimin me Ishuj Farore në stadiumin e “Fadil Vokrri”. I pyetur nëse do të ndihej përgjegjës dhe a do të jepte dorëheqjen në rast të një disfate ndaj këtij kundërshtari, 67-vjeçari u përgjigj:

Ndoshta njerëzit thonë se jemi skuadra më e mirë e grupit dhe duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Unë nuk i kam thënë skuadrës që duhet të fitojmë patjetër. Mua më intereson një performancë shumë e mirë. Ju thoni se duhet të luajmë lojë sulmuesi, por duhet të jemi të ekuilibruar në prapavijë. Unë s’mund t’u them lojtarëve të mi luani në sulm dhe fitoni, sepse jeni më të mirë. Në futbollin modern nuk ndodh kështu. Nuk mund them se ne jemi Kosova e meqë luajmë në Kosovë, duhet të fitojmë. Ne duhet të luajmë futboll të ekuilibruar. Fakti që në ndeshjet e fundit kemi pësuar pak është diçka shumë e mirë.

Kosova shfaqi disa probleme në ndeshjen e parë në transfertë me Azerbajxhanin, të cilat i pranoi edhe Challandes.

Kosova ka një skuadër të mirë. Kam folur para ndeshjes së parë në Azerbajxhan dhe kur jam pyetur nëse renditja e FIFA-s e bënte kundërshtarin favorit kam thënë se është skuadër pretendente. E kam analizuar këtë ndeshje dhe them se Azerbajxhani mund të pretendojë vendin e parë në grup. Kam respekt për të gjitha skuadrat e grupit tonë, edhe pse nuk janë Franca dhe Kroacia. Prej një ndeshje shumë të mirë të Kosovës me Ishujt Faroe.

Challandes e pranoi se do të ketë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen me Azerbajxhanin, por pa thënë referenca në këtë aspekt. Ai tha se Besar Halimi është i gatshëm për lojë. Sa i përket largimit të papritur të Kastriot Demarkut, zvicërani nuk dha asnjë shpjegim, duke theksuar se gjithçka ishte personale.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...