Përfaqësuesja

Challandes optimist: Asgjë nuk ka ndryshuar, të fitojmë ndaj Malit të Zi

Ndeshja e radhës është ajo më e rëndësishmja, për Bernard Challandes asgjë nuk ka ndryshuar pavarsisht fitores së Çekisë ndaj Anglisë, pasi fillimisht Kosova e tij duhet të bëjë detyrën dhe të fitojë ndaj Malit të Zi ndërsa më pas duhet të mendojë për duelin ndaj Republikës Çeke dhe për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.

RRUGA PËR NË EUROPIAN – Tani për tani nuk po mendoj për Nations League, nuk është koha, edhe në kualifikime mund të arrijmë suksese. Kemi një ndeshje nesër, kundër Malit të Zi. Për mua s’ka ndryshuar asgjë përveç fitores së Çekisë. OK tani është më vështirë, por nuk mendoj për ndeshjet e radhës. Ndoshta nëse Anglia do të kishte fituar në Çeki edhe barazimi do të na kishte hyrë në punë, por sido që të jetë ne shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe duhet të fitojmë atë të radhës, kundër Malit të Zi. Në fund të kualifikimit nëse nuk është siç kemi menduar, atëherë kemi opsionin tjetër nga Nations League.

ËNDËRR – Nëse duam të vazhdojmë të ëndërrojmë, duhet të fitojmë ndeshjen e radhës kundër Malit të Zi, duhet të fitojmë, më pas flasim. Duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë futbollin tonë, të tregojmë kualitetet që kemi. Për mua me rëndësi është që t’i marrim ndeshjet një nga një. Presioni nganjëherë është i mirë, nganjëherë jo i mirë, mua më pëlqen. Luajmë në Prishtinë ku s’kemi pasur asnjë humbje. Duhet të japim maksimumin dhe të tregojmë gjithçka në fushë. Këtu ka eufori është një ndjenjë e mirë e përgjithshme, kemi ekip të mirë që mundohen të japin më të mirën nga vetja. Gjithmonë them; kurrë mos harroni se si kemi pasur sukses deri më tani.

PËRGATITJET – Kam ndryshuar idenë, kemi bërë përgatitjet për goditjet standarde, po ashtu edhe penalltitë. Kemi përzgjedhur 2-3 lojtarë. Për të parandaluar situatën kur shkon ndonjë mbrojtës apo kushdo qoftë, për të marrë topin dhe për të goditur penalltinë edhe pse nuk është i mirë, kemi përcaktuar një listë. Megjithatë përparësia është se këtu kemi shumë lojtarë që gjuajnë mirë penalltitë edhe në ekipet e tyre. Sonte nëse nuk më zë gjumi, do të mendoj se kush do të gjuajë i pari dhe do t’ju them pastaj ti do të jesh i pari, ti i dyti, ti i treti, ti i katërti, ti i pesti. Sidoqoftë ajo çka ka ndodh në Angli ndoshta ka qenë gabim, ama s’ka qenë i keq, është diçka që ndodh, emocionet janë në pyetje, në fund të fundit është futboll. Ata kanë kërkuar falje dhe gjithçka është në rregull.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency