Përfaqësuesja

Challandes për afrimet: Duam 2 futbollistë cilësorë për pozicion

Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes, doli në konferencë për shtyp në ambientet e “Fadil Vkorrit”, pasi përfundoi seancën e parë stërvitore me “Dardanët”. I përqendruar te ndeshjet e ardhshme kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë , zvicërani foli edhe për prurjet e reja. Në mesin e disa emrave të rinj për ndeshjet e qershorit është edhe Anel Rashkaj, i cili ka bërë katër paraqitje me Kosovën. Rashkaj nuk përjashtohet që të luajë në krah të Besar Halimit në mungesë të Shalës, Berishës e Kryeziut, derisa ka mundësi që edhe Hadërgjonaj të startojë në mesfushë.

“Ne si ekip duhet të bëjmë një hap përpara, të kemi dy futbollistë cilësorë për çdo pozicion që të mos hasin probleme kur të kemi lëndime, si tani (Shala, Kryeziu dhe Berisha). Ndoshta tani e fillojmë këtë rrugë edhe me ardhjen e Florent Hdërgjonajt për të cilin jam i lumtur që na është bashkangjitur dhe do të jetë me ne për këto dy takime. Gjithashtu kam ftuar edhe Dresevicin dhe Ibrahimajn, të cilët janë pjesë e projektit për të ardhmen. Do të shoh nga afër formën e tyre. Është një sinjal se ne po planifikojmë të ndërtojmë diçka edhe për të ardhmen.

Challandes foli edhe për grumbullimin e Anel Rashkajt.

“Kam ftuar edhe Anel Rashkaj, e kam vëzhguar për disa ndeshje. Nuk është lojtar i ri, po për këtë grup, ama ai ka luajtur tashmë për Kosovës. E kam vëzhguar për disa ndeshje dhe kam qenë shumë i lumtur me atë çka ka treguar. Ka pasur disa paraqitje të mira dhe për atë arsye kam vendosur ta ftoj.”

Kosova fillimisht do të luajë me Malin e Zi, me 7 qershor, ndërsa tri ditë më pas me Bullgarinë. Challandes dëshiron që Kosova të bëjë lojën e saj, edhe nëse kjo do t’i kushtonte humbjen. Si shembull ai mori Ajaxin.

“Nëse marrim një barazim në Mal të Zi, të gjithë do të jenë të lumtur, por kjo nuk është mënyra që mua më kënaq, sepse ekipi duhet të ketë guximin. Ne duhet të provojmë, duhet të rrezikojmë, besoj se kjo është detyra ime, t’ua jap këtë  mentalitet edhe futbollistëve, këtë mënyrë të të menduarit që të kenë guxim për të kërkuar gjithmonë maksimumin dhe vetëm në atë formë mund të jemi të kënaqur me rezultatet që mund t’i marrim në vazhdimësi.  Nëse nuk rrezikojmë për të provuar të marrim maksimumin tonë, atëherë s’mund të jemi të kënaqur për mënyrën se si jemi paraqitur. Kemi shembull nga Liga e Kampionëve dhe kampionate të ndryshme ku kemi parë rezultate të pabesueshme. Ndonjëherë ndoshta edhe pësojmë humbje 3-0, 3-2 apo 4-3, por duhet ta kemi parasysh gjithmonë se kemi provuar të luajmë në mënyrën tonë dhe të japim maksimumin. Shembull tipik mund të jetë Ajaxi, sepse u mposht nga Tottenhami duke u mbrojtur, u shndërrua në një skuadër defensive.”

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency