Kosova

Challandes publikon listën e të grumbulluarve, një portier është risia e vetme

Bernard Challandes të mërkurën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet që Kosova do t’i luajë gjatë muajit mars. Për miqësoren kundër Lituanisë dhe ndeshjet e fazës kualifikuese për Katar 2022 ndaj Suedisë dhe Spanjës, përzgjedhësi ka ftuar gjithsej 27 futbollistë, prej tyre katër portierë.

Për herë të parë në skuadrën përfaqësuese është ftuar portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi, megjithatë gardiani 25-vjeçar rezulton si e vetmja prurje e re në skuadër.

Pas rezultateve dëshpëruese në fushatën e fundit të Nations League, është pritur që Kosova të freskojë radhët me futbollistë të rinj, por nga lista e publikuar shohim që Challandes preferon të vazhdojë me grupin e tij të zakonshëm, madje duke mos preferuar që në grumbullim të mos ketë asnjë futbollist nga kampionati i Kosovës.

Vihet re ftesa për mbrojtësin e Ujpest, Lirim Kastrati, i cili së fundi ka luajtur me grupmoshën U21, por ka edhe 3 paraqitje me skuadrën A. Gëzon rikthimi i Milot Rashicës, i cili ka munguar në 7 ndeshjet e fundit të Kosovës.

Ndër të tjera është bërë e ditur që i ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka pasur mundësi të udhëtojë.

Për të njëjtën arsye thuhet se mungon edhe Herolind Shala. Si zakonisht, Dardanët do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency