Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Rezultati nuk më kënaq, por paraqitja ishte pozitive!

I kënaqur përgjysmë Bernard Challandes pas barazimit që Kosova e tij regjistroi në ndeshjen ndaj Bullgarisë. Trajneri zviceran Bernard Challandes në prononcimin e tij theksoi se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë loja i pëlqeu më shumë skuadrës.

Mendoj se kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, një të parë jo aq pozitive. Ekipi nuk ishte nervoz, por dëshironte të fitonte. U munduam, por nuk ishte e lehtë përballë një ekipi që është mbrojtur shumë mirë. Në fund gjëja më e rëndësishme në futboll është efikasiteti”, tha Challandes për Supersport Kosova.

Nuk kemi qenë në kualitetin më të mirë sot. Jam i kënaqur me skuadrën, por jo me rezultatin. Nuk ka qenë në problem agresiviteti, por kualiteti, në pjesën e parë nuk ishte një pjesë e parë e mirë për nga kualiteti, patëm raste mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen, por kjo nuk ndodhi. Në pjesë të parë nuk kam qenë i kënaqur me skuadrën, e kemi komplikuar shumë, e kemi mbajtur topin shumë dhe ua kam thënë lojtarëve, në pjesën e dytë u përmirësuam”, tha trajneri zviceran, i cili po arrin rezultate madhëshore me Kosovën.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...