Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Shpërdoruam shumë, nuk e kuptova tërheqjen e Muriqit

Kosova humbi dy pikë në transfertën ndaj Malit të Zi, një sfidë të cilën e dominoi thuajse gjatë gjithë kohës, por shpërdoroi mundësi pa fund dhe u ndëshkua, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1.

Trajneri Challandes vlerësoi paraqitjen e “Dardanëve”, por evidentoi faktin që skuadra nuk u tregua konkrete përpara portës dhe kërkoi më shumë përqendrim, që ndeshjet të mbyllen më shpejt.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe patëm disa raste për të dyfishuar apo trefishuar avantazhin, por shpërdoruam shumë dhe për fatin tonë të keq, Mali i Zi arriti të barazojë në një nga të paktat kërcënime. Ishte një ndeshje e mirë në tërësi, por mund të bëjmë shumë më mirë, veçanërisht sa i përket finalizimit të aksioneve. Unë kam pritshmëri shumë të mëdha për këtë grup, por duhet të përmirësojmë ato aspekte që na penalizojnë”, tha Challandes.

Trajneri zviceran i Kosovës komentoi edhe tërheqjen e sulmuesit kryesor Vedat Muriqi në minutat e fundit, ndërsa shpjegoi edhe zëvendësimin mes Celinës dhe Rrashanit, gjatë pjesës së dytë.

“Ne donim ta fitonim ndeshjen dhe nuk i kërkova Muriqit që të tërhiqej, por ai ashtu e ndjeu dhe ashtu veproi. Më shumë nuk di ç’të them. Celina luajti vërtetë mirë, por donim të ndryshonim skemë dhe të kërkonim fitoren, ndaj bëra atë zëvendësim, pasi njëkohësisht duhet të ruaja ekuilibrat, por edhe të shtoja forcat në sulm”, tha Challandes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...