Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes: Sot mësuam shumë gjëra, të ndërthurim vetëbesimin me modestinë

Intervista e trajnerit zviceran të Kosovës, Bernard Challandes, dhënë për Supersport, pas ndeshjes miqësore që Dardanët barazuan 2-2 përballë Danimarkës.

Çfarë mendoni për performancën e sotme?
Jam shumë i lumtur me ndeshjen e sotme, që ishte vërtetë interesante për t’u parë. Ne kemi treguar se mund të mbrohemi mirë ndaj një skuadre shumë të fortë, por edhe të kuptojmë se nëse gabojmë sadopak, mund të kemi probleme. Faza mbrojtëse ka bërë shumë mirë dhe gjithashtu kuptuam që kemi mundësi të mbajmë topin. Jam shumë i kënaqur.

Çfarë mund të mësojmë nga kjo ndeshje, sa i përket aspektit mbrojtës?
Ne sot mësuam se nëse lojtarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mbyllur hapësirat, ne mund t’ia dalim. Sulmuesi duhet të jetë mbrojtësi ynë i parë dhe ne këtë e treguam sot.

A janë të zhgënjyer lojtarët nga rezultati?
Mund të jenë të zhgënjyer, për shkak të mënyrës së si përfundoi ndeshja dhe mënyrës se si e morëm golin e dytë. Edhe unë jam disi i zhgënjyer për këtë, por duhet të vlerësojmë performancën, që sot ishte vërtetë e mirë.

Mendoni se u kemi imponuar respekt kundërshtarëve?
Unë mendoj se kundërshtarët duhet të kenë respekt për Kosovën dhe cilësitë e kësaj skuadre. Por nga ana tjetër, më e rëndësishme është që ne të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë së bashku, për të vijuar punën e mirë të nisur në Nations League. Duhet të gjejmë një balancë mes vetëbesimit dhe modestisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...