Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Challandes: Treguam karakter, mund të fitonim më thellë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, vlerësoi karakterin dhe grintën e shfaqur nga “Dardanët” në fitoren 3-1 me Maltën. Zvicërani nuk pranoi të veçonte individë të veçantë, duke vlerësuar paraqitjen në grup.

“Pjesa e parë ishte e mirë, pasi kishim mundësi t’i jepnim fund ndeshjes. Në pjesën e dytë kishim më shumë raste dhe qarkullim të topit. Mund të shënonim edhe më shumë gola. Pasi na barazuan, treguam karakterin tonë duke luajtur futbollin tonë. Nuk mendoj se duhet veçuar ndonjë një lojtar, por që e gjithë ekipi bëri një lojë të mirë.”

Kapiteni Samir Ujkani, e nisi deklaratën e tij duke kujtuar ndarjen e parakohshme nga jeta të Labinot Harbuzit.

“Fillimisht do të doja të thosha se kemi humbur një vëlla sot, Labinot Harbuzin, ka qenë një talent shumë i madh. Kjo është tragjedi shumë e madhe për futbollin kosovar. Sot ishim fantastikë, treguam se mund të luajmë 90 minuta me nivel. Pësuam gol me goditje standarde por reaguam shpejt. Goditjet standarde janë kryesore në futboll. Ndodhi, e pësuam, por duhet të punojmë se në fundjavë na pret një finale me rëndësi, që vendos për këtë edicion. E dinim të gjithë që ndeshjen duhej ta mbyllnim shumë më shpejt. Rashica e detyroi të bënte superpritje portierin e tyre, apo edhe Muriqi. Kështu është futbolli, kur nuk do, mund të vijë edhe humbja. Por me besim duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...