Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Challandes vazhdon të jetë pozitiv, për Moldavinë grumbullohet edhe Armend Thaqi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Në fakt, edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj,  ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma.

Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në Kombëtare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...