Mbrëmje me dritëhije për shqiptarët në ndeshjet e para play off të Champions League. Elseid Hysaj hodhi një hap të madh bashkë me Napolin e tij drejt fazës së grupeve pas triumfit të pastër 2-0 ndaj Nice në San Paolo. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar në këtë ndeshje ku u aktivizua për 90 minuta duke u konfirmuar një nga elementët kyç të formacionit të Maurizio Sarrit. Fitore arriti edhe trajneri Besnik Hasi edhe pse me shumë vështirësi. Hasi udhëhoqi Olympiacos nga stoli në fitoren 2-1 të arritur ndaj kampionëve të Kroacisë, Rijeka. Ishin kroatët që kaluan fillimisht në avantazh por ekipi nga Pireu dominoi ndeshjen duke kthyer disavantazhin në pjesën e dytë me një gol në kohën shtesë. Fitorja 2-1 e mban në lojë ekipin bardhekuq që do të kërkojë të sigurojë kualifikimin pas një jave në Rijeka. Ndërkohë, Sokol Cikalleshi nuk u aktivizua për asnjë minutë në humbjen 2-1 që Istambul pësoi në Stamboll nga Sevilla.
