Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Champions/ Real mposht Dortmund, Porto befason Monakon

Liga e kampionëve është rikthyer sot, me ndeshjet e dyta të fazës në grupe. Vëmendja e mbrëmjes së sotme të Champions League ishte përqëndruar në Dortmund, ku ekipi vendas priste kampionët në fuqi, Real Madrid. Bale dhe Ronaldo shënuan për madrilenët, ndërsa Aubameyang rihapi ndeshjen në minutën e 53-të, por portugezi gjeti sërish golin në minutën e 79 duke vulosur fitoren 1-3.

Napoli ka mposhtur pa shumë vështirësi holandezët e Feyenoord, me rezultatin final 3-1. Insigne shënoi në pjesën e parë, ndërsa belgu Mertens dhe spanjolli Callejon shënuan në pjesën e dytë, para se Amraabat të shënonte golin e nderit. Fitore mori edhe Sevilla, e cila mposhti 3-0 modestët e Maribor, ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi, i cili luajti gjatë gjithë 90 minutëshit.

Tottenham fitoi pastër 0-3 në transfertën qipriote ndaj Apoel, ku Harry Kane ishte protagonist absolut, duke shënuar të tre golat e sfidës. Edhe turqit e Besiktas ia dolën të mposhtin 2-0 ekipin gjerman të Leipzig, në një takim ku ndeshja u ndërpre për pak minuta, si pasojë e ndriçimit të dobët.

Porto duket se ia ka marrë dorën Monakos, sepse ashtu si në finalen e Championsit, në vitin 2004 kur fitoi 0-3, edhe sot arriti të triumfojë me të njëjtin rezultat. City i Guardiolës nuk arriti të bëjë goleadë ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk, por i mjaftuan golat e De Bruyne dhe Sterling për të marrë tri pikët. Vlen të përmendet se Aguero humbi edhe një 11 metërsh në pjesën e dytë. Philippe Coutinho u rikthye të luajë për Liverpool, pas krisjes në merkaton e verës dhe gjeti menjëherë rrjetën në Rusi, ndaj Spartak Moscow, por ekipi i Kloop nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...