Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Champions dhe Conference League, javë vendimtare për skuadrat e trevave shqiptare

Emocionet e kupave të Europës kanë nisur, ndërsa java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për skuadrat e trevave shqiptare.

Tirana, kampionët e Shqipërisë janë përpara një jave të rëndësishme. “Bardheblutë” nisen me misionin përmbysje ndaj Dudelange, pas humbjes minimale në transfertën e Luksemburgut. Në “Air Albania”, më 12 korrik, Tirana luan gjithçka për gjithçka për të prekur raundin e dytë të UEFA Champions League.

Shkupi është me njërën këmbë në raundin e dytë, pas suksesit bindës në ndeshjen e parë 3-0 ndaj Lincoln dhe në Gjibraltar skuadrës maqedonase i duhet vetëm të mirë administrojë 90 minutat e ndeshjes së kthimit, pasi në aktin e parë, të dyja ekipet treguan diferenca të mëdha.

Në Lituani, me misionin kualifikim prezantohet edhe Ballkani, që në ndeshjen e parë nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Zalgiris.

Në Conference League, skuadra e parë që do të zbresë në fushën e lojës do të jetë Drita. Humbja në Finlandë nuk la shije të mirë, por skuadra kosovare do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum faktorin shtëpi për të përmbysur skuadrën e Inter Turku, pas disfatës 1-0 në aktin e parë.

Në krahun tjetër Gjilani, skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi në ndeshjen e parë 1-0 përballë Liepaja dhe tani në transfertën letoneze, kosovarët luajnë për dy rezultate.

Më pas, vëmendja do të spostohet te Shkëndija e Tetovës që luan në transfertën armene përballë Ararat. Një udhëtim deri diku komod pas suksesit të parë 2-0 për “kuqezinjtë”, por që nuk duhet nënvlerësuar aspak.

Llapi do të ketë një mision të vështirë pas humbjes së parë 2-0 ndaj Buducnost dhe në Prishtinë do të “sakrifikojë” gjithçka për të realizuar përmbysjen.

Në Tiranë, vëmendje do të marrë Partizani që pret në shtëpi Saburtalo-n. “Të kuqtë” vijnë me moralin e duhur në këtë ndeshje pas suksesit në Gjeorgji falë rezultatit minimal 1-0.

Laçi dështoi të triumfonte në aktin e parë, në “Elbasan Arena” përballë Iskra-s. Kurbinasit udhëtojnë drejtë një transferte ku janë të dënuar për të fituar nëse duan të vijojnë të jenë pjesë e kupave të Europës.

Në fund Decic që pret në shtëpi bjellorusët e Dinamo Minsk më ndeshjen e parë që u mbyll në barazim 1-1.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...