Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Champions League, Hasi dhe Hysaj në fazën e grupeve

Besnik Hasi rikthen në grupet e UEFA Champions League skuadrën e Olympiacos pas një sezoni të dobët në Europë, ndërsa Elseid Hysaj ndihmon Napolin për të siguruar një tjetër fitore në përballjen e dyfishtë me Nice. Trajneri shqiptar i skuadrës nga Pireu u emërua në krye të Olympiacosit gjatë kësaj vere me objektivin e vetëm, kualifikimin në fazën e grupeve dhe ai e arriti këtë objektiv pasi mposhti edhe në sfidën e dytë kampionët e Kroacisë, Rijekan. Mjaftoi një gol i Marko Marin në minutën e 25 për të vendosur diktatin në stadiumin kroat dhe për t’i siguruar skuadrës së Hasit një biletë për në fazën e grupeve.

Kualifikimi është një hap i madh për trajnerin shqiptar që një gjë të tillë e arriti edhe dy sezone më parë me Legian e Varshavës. Tashmë, Hasi do të kërkojë të hedhë një tjetër hap, atë të kalimit në fazën tjetër të UEFA Champions League edhe pse për të dhe skuadrën nga Pireu do të jetë një mision i vështirë. Ndërkohë, në transfertën e NIce, Napoli fitoi 2-0 me gola të Callejon dhe Insigne, duke e mbyllur çështjen e kualifikimit përfundimisht pasi francezët pësuan të njëjtën disfatë me ndeshjen e parë të luajtur në “San Paolo”. Elseid HYsaj u aktivizua titullar në këtë përballje duke zhvilluar një tjetër 90 minutësh pozitiv. Nuk ka festë për Sokol Cikalleshin i cili nuk ishte i pranishëm as në stolin e Istambul  gjatë barazimit 2-2 në Sevilla ku skuadra turke nuk arriti të bënte mrekullinë dhe e lejoi ekipin andaluzian të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...