Futboll

Champions League për femra, Vllaznia mëson kundërshtarët

Është hedhur ditën e sotme në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës shorti i turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë për këtë sezon futbollistik, njohu emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e parë.

Sipas shortit të UEFA-s, shkodranet do të jenë pjesë e grupit 10 që është me tre skuadra, me Vllazninë që kalon direkt në fazën finale të grupit, pasi është skuadra me koeficientin më të lartë.

Kampionet e vendit do të përballen me një nga fitueset e çiftit FK Breznica Pljevlja (Mali i Zi) – Spartak Myjava (Sllovaki) në muajin gusht. Shanset janë të mëdha për ekipin shqiptar, që ka treguar vitet e fundit karakter dhe lojë dinjitoze në Europë, duke kaluar edhe në 16 ekipet më të mira të kësaj faze.

Pas kësaj ndeshje, në rast kalimi të kësaj faze, Vllaznia do të kalojë në raundin tjetër, ku do të kërkojë një biletë për në grupet e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm edhe për femra.

Mbetet për t’u përcaktuar në vijim ekipi, data dhe ora se kur do të luhet kjo ndeshje e Vllaznisë kundër ekipit fitues të çiftit FK Breznica Pljevlja (Mali i Zi) – Spartak Myjava (Sllovaki).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency