Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Championsi për të rinjtë, ja rivalët e Vllaznisë dhe Shkëndijës

Vllaznia dhe Shkëndija mësuan kundërshtarët e tyre në raundin e parë të Uefa Champions League për të rinjtë. Kampionët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë për 19 vjecarë do të kenë dy përballje në lindje, me Vllazninë e Shkodrës që do të ndeshet me moldavët e Zimbrus ndërsa Shkëndija do të ndeshet me kampionët sllovak të Nitras. Në raundin e dytë ndërkohë, Vllaznia në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesin e ciftit UCD Dublin-Molde ndërsa Shkëndija me fituesin e ciftit Liepaja-Shakhtor Soligorsk. Formati I Uefa Champions League për të rinj është më I ndryshëm se ai I të mëdhenjve, pasi nuk përfshin ndeshjet e fazës së grupeve dhe kampionia në fuqi, në këtë rast Salcburg I Austrisë merr pjesë që në raundin e parë.  Në rast se kalojnë dy raundet e para, do të procedohet me shortin e play-off në muajin dhjetor, ndërsa 1/8 startojnë në muajin shkurt të vitit të ardshëm, ndërsa finalja do të luhet më 23 prill në Nion. Për herë të parë në Uefa Champions League të të rinjve, merr pjesë një skuadër shqiptare, me Vllazninë që është përfaqësuese e vendit tonë në këtë kompeticion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...